Flash News

E-TJERA

AKU bllokon mbi 110 ton fruta-perime dhe ndërpret aktivitetin e subjektit në Shkodër

AKU bllokon mbi 110 ton fruta-perime dhe ndërpret aktivitetin e subjektit

 Një sasi prej 110 ton fruta-perimesh është bllokuar në Shkodër nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në bashkëpunim me Policinë, pas konstatimit të shkeljeve të rënda të standardeve higjeno-sanitare në një subjekt që merret me trajtimin dhe ambalazhimin e produkteve ushqimore.

Sipas njoftimit zyrtar, inspektimi është kryer jashtë planit në subjektin në pronësi të shtetasit Elidon Bala, ku gjatë kontrolleve në terren janë evidentuar kushte të papërshtatshme për trajtimin e produkteve ushqimore, duke rrezikuar sigurinë ushqimore.

Për këtë arsye, AKU ka ndërmarrë masa të menjëhershme administrative, duke vendosur një gjobë prej 500,000 lekësh për shkelje të legjislacionit në fuqi mbi sigurinë ushqimore. Gjithashtu, është urdhëruar ndërprerja e menjëhershme e aktivitetit prodhues, si një masë urgjente për mbrojtjen e interesit publik.

Ndërkohë, e gjithë sasia prej 110 ton fruta-perimesh është bllokuar deri në përfundim të procedurave ligjore dhe marrjen e një vendimi përfundimtar për asgjësimin e saj, në përputhje me ligjin.

Autoritetet bëjnë me dije se kontrollet do të vijojnë, me qëllim garantimin e standardeve të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

 

Të fundit