Flash News

E-TJERA

AKU kontrollon subjektet private në Vlorë për mishin e pulës me Salmonelë

AKU kontrollon subjektet private në Vlorë për mishin e pulës

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka ushtruar kontrolle të rrepta ditën e sotme në qytetin e Vlorës, duke u fokusuar kryesisht te subjektet private që mund të tregtojnë mish pule të kontaminuar me salmonelë.

Sipas raportimeve, inspektorët kanë shtrirë kontrollet edhe në fshatra dhe lagje të qytetit, për të parandaluar shpërndarjen e mundshme të këtij produkti të rrezikshëm për shëndetin.

Pjesë e kontrolleve janë gjithashtu restorantet dhe fast-food-et e qytetit, të cilat janë të detyruara të respektojnë standardet e sigurisë ushqimore.

Të gjitha subjektet private janë furnizuar me tabela informuese në hyrje, të cilat identifikojnë produktet që përmbajnë salmonelë dhe paralajmërojnë konsumatorët për rrezikun.

 

Të fundit