Flash News

E-TJERA

AKU thirrje konsumatorëve: Mos e konsumoni këtë lloj patatine, çfarë u konstatua pas analizave

AKU thirrje konsumatorëve: Mos e konsumoni këtë lloj patatine,

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që të shmangin konsumimin e patatinave prej misri “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”.

Sipas AKU, pas analizave laboratorike të kryera në Gjermani është konstatuar prani e alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë në këto patatina, të dëmshme për organizimin .

“Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASFF, ku pas analizave laboratorike të kryera në Gjermani është konstatuar prani e alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë në patatina misri “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për bllokimin e produktit.

Në bashkëpunim edhe me operatorët e biznesit ushqimor, janë kryer njoftimet paraprake për thirrjen për konsumatorët që e kanë blerë këtë produkt që të mos e konsumojnë atë, por ta kthejnë pranë subjektit, ku e kanë blerë”, njofton AKU.

 

Të fundit