Flash News

E-TJERA

"Akullore me lëndë kancerogjene", reagon AKU pas deklaratës së kreut të KLSH: U tërhoq për 7 ditë

"Akullore me lëndë kancerogjene", reagon AKU pas

Vjen reagimi i AKU-së, një ditë pasi kreu i KLSH, Arben Shehu ka ngritur 'alarmin' në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ndërsa zbuloi se në Shqipëri janë treguar akullore të kontaminuara me Oksid Etileni gjatë 2021.

Ai po ashtu hodhi akuza ndaj AKU se nuk mori asnjë masa në kohën e duhur. Në njoftimin e bërë sot, AKU sqaron se njoftimin nga sistemi RASFF e mori më 30 korrik të vitit 2021.  

Shtatë ditë nga marrja e njoftimit, AKU thotë se u kryen inspektime në subjektet respektive dhe më pas është bllokuar dhe asgjësuar e gjithë sasia e këtij produkti.

“Importet për këtë produkt sipas loteve të përcaktuara nga sistemi RASFF janë kryer gjatë periudhës nga data 01.03.2021 deri me 22.05.2021 (data para daljes së njoftimit nga sistemi RASFF me datë 31.07.2021). Brenda periudhës 7 ditore nga marrja e njoftimit, është kryer inspektimi në subjektet respektive dhe më pas është bllokuar dhe asgjësuar e gjithë sasia e këtij produkti”, informoi AKU.

Sipas auditimit rezulton se janë konsumuar 13.2 ton akullore me oksid etileni, nga 17,5 ton akullore që u blenë në total. Sipas gjetjeve produktet janë shitur kryesisht në: Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Vlorë, Berat, Lushnje, Korçë, Shkodër, Sarandë, Krujë, Burrel, Peshkopi, Tropojë, Lezhë.

Të fundit