Flash News

E-TJERA

Akuza e fortë e Prençit: Rama dhe Manja kanë blerë me para gjakun e Klodian Rashës

Akuza e fortë e Prençit: Rama dhe Manja kanë blerë me para

Ish-drejtues i lartë i Policisë, Shemsi Prençi ka lëshuar nëj akuzë të fortë ndaj ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në studion e Euronews Albania, Prençi akuzoi dy zyrtarët se kanë blerë me para gjakun e të riut Klodian Rasha, i cili u vra nga efektivi i policisë tre vite më parë.

Teksa u ndal te akuzat e Manjës për ’21 janarin’, Prençi tha se Manaj është i përfshirë në audiopërgjime më të rënda.

“A ka audio më të rëndë kur Ulsi Manja dhunoi të gjithë elektoratin dibran. Sot Manja del e shet mend. Në fakt ai është njeriu më i implikuar me video dhe audio. Manja dhe Rama kanë blerë me para gjakun e Klodian Rashës. Kemi dy dallime, Berisha nuk blen gjakun me para dhe Edi Rama duke përdorur karrem Manjën i çoi para familjes së Klodian Rashës e ditën e nesërme u ndaluan protestat”, tha Prençi.

Të fundit