Flash News

E-TJERA

Akuza për korrupsion, arrestohen 4 punonjës të Universitetit Bujqësor

Akuza për korrupsion, arrestohen 4 punonjës të Universitetit

Katër punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës janë vënë në pranga nga uniformat blu, pasi akuzohen për falsifikim, vjedhje dhe shpërdorim detyre.

Prokuroria e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për katër punonjësit. Ndaj tyre, është bërë një kallëzim nga një tjetër punonjës që pretendon se se është detyruar të firmos për një tender për mallra me vlerë 10.5 milionë lekë.

“Prokuroria pas përfundimit të hetimeve ka kërkuar vendosjen e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ për shtetasit:

1. A.R. lindur në Dibër dhe banues në Qendër Kamëz;

2. T. B., lindur në Librazhd dhe banues në Qendër Kamëz;

3. M.M., lindur në Korçë dhe banues në Kodër Kamëz; dhe

4.   R. S.,lindur në Dibër dhe banues në Kodër Kamëz”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të fundit