Flash News

E-TJERA

Akuza për shpërdorim detyre, GJKKO dënon me 2 vite e 8 muaj burg Vangjush Dakon

Akuza për shpërdorim detyre, GJKKO dënon me 2 vite e 8 muaj burg

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg Vagjush Dakon, ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit.

Më herët, Prokuroria e Posaçme kërkoi njësoj, 2 vite e 8 muaj burg për ish kryebashkiakun, pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, në lidhje me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

SPAK kërkoi 4 vite burg ndaj Dakos për “shpërdorim detyre” në dy raste, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ish zyrtari socialist u dënua me 2.8 vite burg.

Aktualisht ish-kryebashkiaku i Durrësit ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe nuk është paraqitur vetë në seancë, por përfaqësohet nga avokati i tij Petrit Ismaili.

Dako akuzohet lidhur me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë.

Të fundit