Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Akuza të rënda ndaj Frontex: Rojet kufitare kanë bërë gabime serioze me kthimin e paligjshëm të emigrantëve përtej kufijve

Pas hetimeve të brendshme disamujore zyrtari përgjegjës për të drejtat e njeriut në Frontex hodhi akuza të rënda ndaj stafit të kësaj agjencie evropiane të kontrollit dhe monitorimit të kufijve, të cilët ishin vendosur në Mesdhe. Sipas raporteve, të shqyrtuara nga NDR dhe WDR, rojet kufitare kanë bërë gabime serioze në lidhje me kthimin e mundshëm të paligjshëm të emigrantëve përtej kufijve - nga kanë ardhur. Në dy raste, stafi ka shkelur rëndë detyrat, thuhet në raportet e hetimit. Frontex – agjencia e BE-së për mbrojtjen e kufijve tokësorë dhe detarë, njoftoi se aktualisht është duke i shqyrtuar në detaje rekomandimet e paraqitura në raportin e zyrtarëve të të drejtave të njeriut.
Akuzat për operacione të paligjshme "pushback"
NDR dhe WDR raportuan për herë të parë në pranverë se kishte pasur dy incidente në Detin Mesdhe dhe rishikuan rrjedhën e ngjarjeve. Sipas informacioneve të mbledhura, emigrantët u kthyen nga Greqia, domethënë nga ujërat territoriale të Bashkimit Evropian në ujërat turke - ndërsa Frontex dhe roja bregdetare greke ishin të pranishëm në këtë vend. Dyshohet se Frontex është përfshirë edhe një herë në të ashtuquajturat operacionet e paligjshme "pushback" (largimi me forcë).
Një ngjarje në veçanti ngre shqetësime: Sipas rishikimit të ngjarjes nga ekipi i gazetarëve të NDR dhe WDR, mëngjesin e 19 shkurtit 2024, rreth 30 persona, përfshirë burra, gra dhe fëmijë, ndodheshin në një gomone në ujërat greke. Pamjet me video tregojnë se ata kërkonin ndihmë, ndërsa të paktën dy anije të tjera janë afër. Një nga këto anije më të mëdha mban flamurin e rojes bregdetarebullgare, e cila monitoron kufijtë midis Greqisë dhe Turqisë, si pjesë e Frontex në Detin Egje. Megjithë kërkesat për ndihmë, Agjencia e BE-së për Mbikëqyrjen e Kufijve mesa duket qartë se nuk ka reaguar dhe nuk ka ndihmuar.
Anijet e Frontex-it injorojnë kërkesat për ndihmë
Hetimi i Frontex-it konfirmon informacionin e NDR dhe WDR: Ishte një anije bullgare në misionin Frontex, e cila hasi në një gomone me emigrantë. Ekuipazhi, pavarësisht thirrjeve për ndihmë, thuhet se nuk u përgjigj. As stafi i Frontex-it nuk raportoi ndonjë incident me migrantë të rrezikuar në det të hapur. Raporti thekson se gjatë një hetimi të brendshëm, ekuipazhi bullgar i Frontex mohoi të ketë parë apo të ketë hasur në varkën e emigrantëve gjatë turnit të tij. Por hetuesit e brendshëm besojnë se ka prova, të cilat konfirmojnë se ekuipazhi i Frontex-it ka hasur emigrantë pranë ishullit Lesbos. Dhe ata vërejnë me shumë shqetësim, se raportet e ekuipazhit nuk ishin të plota.
Ministria e Brendshme bullgare nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me incidentin. Rojet bregdetare greke morën përsipër koordinimin e misionit, pasi operacioni i Frontex u zhvillua në ujërat territoriale greke. Roja Bregdetare Greke tha se oficerët e saj kishin shpëtuar shumë jetë të refugjatëve në të kaluarën dhe kishin vepruar në përputhje me ligjin dhe se hetimi mund të rihapet nëse do të dilnin informacione të reja.
Përdorimi i shkopinjve kundër refugjatëve në varka
Në një tjetër incident, hetuesit e brendshëm gjetën po ashtu gabime të qarta. Videoja tregon se si në fund të janarit 2024, një gomone e mbipopulluar me rreth 30 persona po lundronte në det. Në video shfaqet një skaf që i afrohet atij, i cili sipas shenjave mund të thuhet me siguri i përket rojes bregdetare greke. Personat e maskuar nuk nga skafi nuk kanë ndihmuar refugjatët, por mesa duket kanë kërcënuar me shkopinj. Një anije më e madhe e Frontex-it mund të shihet në sfond.
Hetimi tani konfirmon me "siguri" se varka e emigrantëve hyri në ujërat greke dhe u kap dy herë - një herë nga një anije Frontex pranë kufirit dhe herën e dytë nga roja bregdetare greke pranë ishullit Lesbos. Gjithashtu u konfirmua se skafi i rojes bregdetare greke me manovrat e tij në një distancë të shkurtër nga gomone ka krijuar dallgëzime, kështu që gomonja me emigrantët ka nisur të lëkundet dhe ka rrezikuar të përmbyset. Ekuipazhi grek i përdori shkopinjtë në një "mënyrë jashtëzakonisht të rrezikshme". Siguria dhe jeta e emigrantëve u rrezikuan nga këto veprime.
Kthimi i emigrantëve në Turqi, ku më pas u shpëtuan nga pjesëtarët e rojes bregdetare turke, nuk mund të konsiderohet plotësisht vullnetar, thuhet më tej në raport. Megjithatë, hetuesit nuk kanë mundur të përcaktojnë motivet e sakta, pse emigrantët e kanë kthyer varkën e tyre në drejtim të Turqisë. Si në incidentin e parë, edhe në të dytin raportet janë jo të plota dhe të pasakta të stafit të Frontex-it.
Operacionet e paligjshme "pushback" janë të vështira për t'u provuar
Rezultati i hetimeve tregon se provat konkrete të kthimeve të paligjshme dhe identifikimit të pjesëmarrësve janë pothuajse të pamundura të mblidhen, duke qenë se incidente të tilla shpesh ndodhin për orë të tëra në mes të detit të hapur. Edhe hetimi aktual nuk arriti të provojë operacione specifike të paligjshme "pushback". Por hetuesit theksojnë se metodat e vëzhguara janë në përputhje me operacionet e mëparshme "pushback".
Brenda BE-së, ka një debat të ashpër për mënyrën se si zbatohet mbrojtja e kufijve evropianë. Raporte të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë atë të Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), kanë treguar vitet e fundit se në kufirin turko-grek janë kryer operacione të paligjshme "pushback". Akuza të ngjashme ekzistojnë kundër Kroacisë dhe Polonisë. Disa javë më parë, Finlanda legalizoi operacionet "pushback" në nivel kombëtar, duke argumentuar se Rusia po dërgon qëllimisht azilkërkues në kufi për të kërcënuar sigurinë e vendeve fqinje.
Frontex duhet të sigurojë respektimin e të drejtave të njeriut
Operacionet e kthimit me forcë konsiderohen të paligjshme sipas rregullave të shumta ndërkombëtare, pasi veprime të tilla i pengojnë njerëzit të aplikojnë për azil dhe i detyrojnë ata të kalojnë sërish kufirin e jashtëm të BE-së dhe të kthehen atje nga kanë ardhur. Këto veprime janë në kundërshtim me mandatin e Frontex, i cili përfshin mbrojtjen e kufijve duke respektuar të drejtat themelore të njeriut. Sipas rregulloreve të brendshme, stafi i Frontex-it është i detyruar madje të "identifikojë në mënyrë proaktive personat dhe t'i informojë ata për të drejtat e tyre, nëse ata kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare".
Drejtori i Frontex-it Hans Leijtens tani po përballet me presion serioz. Ai mori detyrën në fillim të vitit 2023, duke premtuar se Frontex nuk do të përfshihej më në operacione të paligjshme "pushback". Në një intervistë me Reschke Fernsehen, Leijtens shpjegoi se kryerja e operacioneve është gjithmonë në duart e vendit pritës - në këtë rast, Greqisë. Megjithatë, në situata të dyshimta, ai pret që stafi i tij të paktën t'i raportojë atij për gjendjen dhe veprimet. Dhe pikërisht kjo, siç tregoi hetimi i zyrtarëve të të drejtave të njeriut, nuk është bërë në këto raste. Nuk kishte asnjë ndihmë për emigrantët - asnjë informacion apo raporte për këto zhvillime./ DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43