Flash News

E-TJERA

Akuzat e dëshmitarëve për masakrën e Krushës së Madhe, Lubonja: ‘Fake news-e’ banale për qëllime elektorale, qesharake akuza ‘Basha agjent serb’

Akuzat e dëshmitarëve për masakrën e Krushës së

Analisti Fatos Lubonja i ka cilësuar qesharake pretendimet dhe dëshmitë për masakrën e Krushës së Madhe dhe akuzat se kreu i PD, Lulzim Basha ka fshehur pamjet.

I ftuar në ‘Real story’, Lubonja thotë se akuza të tilla bëhen për qëllime elektorale.

“Akuzat ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së janë gjysmat janë nga shqiptarët, për vrasjen e shqiptarëve nga këta njerëz. Rama e përdor për kauzë elektorale me këtë kauzë. Rama sajon rrena në sy të botës dhe gjen armikun, e nuk na thotë se duhet të presim gjyqin në Hagë ndaj atyre që po gjykohen.

Të futemi në një situatë të tillë, unë ndihem qesharak. Kaseta ka dalë dhe kjo akuza që Basha sikur qenka agjent serb, është qesharake. Rama me këto akuzat për Dick Martyn etj na dëmton në imazhin ndërkombëtar. Mund të jetë edhe e gjitha e stisur. Tani po del se armiku ynë është UNMIK dhe ndërkombëtarët na e paskan faj.

Këtu është skandali. Kjo më duket gënjeshtër e rëndomtë. Këto janë fake neës banale, që bëhen për qëllime elektorale, duke i bërë shqiptarët budallenj. Akuzat e bëra ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së janë bërë nga të huajt. Ne merremi kush bashkëpunoi me “armikun” e brendshëm dhe të jashtëm. Kjo është të merremi me akuza qesharake”, tha Lubonja.

Të fundit