Flash News

E-TJERA

Akuzat e forta të Kalasë ndaj Yuri Kim: Ambasadore me premisa të plota të një mafiozeje

Akuzat e forta të Kalasë ndaj Yuri Kim: Ambasadore me premisa të

Avokataja Adriana Kalaja ka hehdur akuza ndaj ish-ambasadores amerikane Yuri Kim.

E ftuar në “Kafe Shqeto” në Syri TV, Kalaja u shpreh se historiku i Yuri Kim jep profilin e një ambasadoreje me “premisa të plota të një mafiozeje”.

“Po kontrollorin kush e kontrollon? Dhe ne këtë duam, që edhe këta të pakontrollueshmit të kenë një sy që i shikon në të gjithë veprimtarinë e tyre.

Është ajo dora e fshehtë, ai syri, për mua. Dhe për mua, gjërat kanë ndryshuar mbas 20 janarit. Pra, ndryshimet gjeopolitike, përtej oqeanit, kanë ndryshuar dhe në qasjen e SPAK-ut në raport me ligjin dhe kushtetutën. Pra, para 20 janarit, fatkeqësisht, ne kishim disa amerikanë të korruptuar, që vinin në SPAK, duke përfshirë edhe një mafioze.

Janë vërtetuar tashmë. Çfarë t'i themi ne të dyshuar Juri Kim? McGonigal? Boll ti hapim historikun dhe ku sot është e punësuar Juri Kimi, tregon që kemi patur një ambasadore me premisat e plota të një mafiozeje.

Ka qenë një problem i madh dhe midis tre anëtarëve. Dhe po ka patur një problem shumë të madh në lidhje me kryetarin e BKH-së”, deklaron Kalaja.

Të fundit