Flash News

E-TJERA

Akuzat e Halim Kosovës për Bashën, Berisha: Duhet të priste, në fushatë marrin karakter tjetër

Akuzat e Halim Kosovës për Bashën, Berisha: Duhet të priste,

Ish-deputet i PD-së Halim Kosova, pas përjashtimit nga listat e PD-së nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve hodhi akuza të forta ndaj kryedemokratit Basha dhe zyrtarëve të tjerë të PD.

Lidhur me deklarata e tij, ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një intervistë në emisionin PolitikOn në RTV Ora tha se Halim Kosova duhet të priste një moment tjetër, pasi gjatë fushatës ato deklarata marrin një karakter tjetër.

“Çdo njeri ka të drejtë të shprehë bindjet e veta, është normale kjo. Por, ka një moment në rastin e forcave politike. Brenda një force politike mendimet e ndryshme nuk janë të zakonshme, jashtë fushate plotësisht. Në rast se je i interesuar për fitoren e forcës tënde politike unë gjykoj se duhet pritur dhe pastaj ke kohë që t’i sqarosh dhe padrejtësitë, të gjitha problematikat, por në fushatë ato marrin karakter tjetër.” i shpreh Berisha.

Të fundit