Flash News

E-TJERA

Akuzat e ‘Kronen Zeitung’ për lobim, Meta: U përdorën për qëllime spekulative, gati mafioze, do provohet në gjyq

Akuzat e ‘Kronen Zeitung’ për lobim, Meta: U përdorën

Gazeta austriake ‘Kronen Zeitung’ publikoi pak ditë më parë një artikull në të cilin akuzonte presidentin Ilir Meta se kishte lobuar 700 mijë dollarë për të marrë pjesë ne inagurimin e presidentit amerikan Donald Trump asokohe.

I ftuar në studion e “Të Paekspozuarit” Meta tha se gazeta e ka përdorur shkrimin për qëllime spekulative e deri te mafioze. Presidenti tha se gjithçka do të provohet në gjyq duke theksuar se vizita e tij është bërë me ftesë nga SHBA në cilësinë e kryetarit të Kuvendit. 

“Është për të qeshur dhe për të qarë që shtypi… ajo një gazetë bulevardi është, përdoret për qëllime tërësisht spekulative për të mos thënë mafioze. Kjo do të provohet në gjyq, Gjyqi është proces i pakthyeshëm, qoftë edhe për faktin se jam në detyrën e Presidentit të Republikës. Kjo nuk duhet të kishte ndodhur. Në një rast të tillë, i dërgohen pyetje edhe palës që akuzohet.

Nuk kanë pasur nevojë të paguajnë sepse janë të ftuar. Nuk ka ceremoni për të sigurtë sesa inaugurimi i Presidentit. Futesh vetëm me ftesa. Aty ishin dhe janë vendet ku ftohen personalitetet. Unë isha kryetari i Kuvendit, nuk kishte asnjë arsye të bëja ndonjë pagesë. Nuk ka patur tentativë për të bërë fotografi me Trump.

E vetmja gjë që ekziston, sepse gjithcka tjetër është një mashtrim që bie era inceneratorë. Ajo që ekziston është një pagesë 15 mijë dollarë, e bërë në një bankë shqiptare, me vendim të kryesisë së LSI. Është raportuar menjëherë në Departamentin e Drejtësisë”, tha Meta.

Të fundit