Flash News

Ditari i Opozitës

Akuzat e PS për inkriminim, kandidati i PD në Shijak sqaron të vërtetën: I shqetësoi kandidimi im

Akuzat e PS për inkriminim, kandidati i PD në Shijak sqaron të

Kandidati i PD për Bashkinë e Shijakut, Rezart Tusha ka sqaruar të vërtetën e akuzave nga socialistët, se ka fshehur në formularin e dekriminalizimti një dënim në Zvicër.

I ftuar në studion e Syri Tv, Tusha deklaroi se e njëjta situatë me socialistët ka ndodhur edhe në vitin 2021, pasi edhe asokohe kanë tentuar të pengojnë kandidimin e tij. Tusha tha se KQZ e ka hetuar dhe nuk nxorri asgjë.

Kandidati i PD ka thënë se dënimi në Zvicër lidhet me kohën kur ka qenë emigrant në vitet 93-94. Asokohe dokomuntet për të qëndruar i kishin skaduar dhe autoritetet e dëbuan nga Zvicra.

Tusha mohon të jetë ndaluar për shkak të aktiviteteve të jashtëligjshme.

Pjesë nga deklarata e tij:

Gazetari: Duket sikur pa pasur përpjekje për të ju skualifikuar nga gara nga pala tjetër zoti Tusha, si jeni përgjigjur juve këtyre deklaratave?

Rezart Tusha: Kjo është hera e dytë, që më bëjnë përpjekje sepse edhe në 2021 e bënë një tentativë të tillë dhe morën përgjigje nga KQZ dhe më kanë hetuar nga dekriminalizimi dhe nuk nxorën asgjë, sepse unë kam qenë në Zvicër si një pjesë e mirë e popullit shqiptar që emigruan në vitet 93- 94’ si emigrant me dokumenta të ligjshme, dokumente të përkoshme që quheshin në atë kohë dhe për këtë punë dokumentat skaduan dhe më dëbuan nga Zvicra. Kështu ka qenë çdo gjë.

Gazetari: Nuk është se jeni marrë me ndonjë drogë atje

Rezart Tusha: Po ç’drogë, ne kemi qenë kalamaj në atë kohë.

Gazetari: Flas sepse shumë demokratë të mazhorancës vijnë me një dosje të pasur në kriminalistikë.....

Rezart Tusha: Ata që e kanë bërë janë bërë deputetë në fillim pastaj janë marrë më drogë.

Gazetari: Pse ky angazhim aq i madh, zakonisht mazhoranca e ka gjetur anën ndryshe Bashkive me fondet e tërmeteve, kanë pasur dhe metoda të tjera blerja e votuesve. Përse mendoni se i ka shqetësuar kjo në Shijak?

Rezart Tusha: I ka shqetësuar sepse kandidimi im, unë si djalë nga Shijaku që jam jetoj dhe banoj ka 50 vjet në Shijak sepse aty jam lindur e rritur, e kanë parë që mund të jem shumë i fortë për kandidatin e tyre sepse jam tip më social se të tjerët dhe kam vite që jetoj në PD, prej 9 vitesh jam kryetar i PD të Shijakut.

Të fundit