Flash News

E-TJERA

Akuzat për projektin e Vlorës, Meta-Ramës: Qeveria kërkoi ndërprerjen e financimit, s’kishte negociata për marrjen e huas

Akuzat për projektin e Vlorës, Meta-Ramës: Qeveria kërkoi
Presidenti Ilir Meta ne konference per mediat

Presidenti Ilir Meta ka bërë sqarime të detajuara lidhur me projektin e rrugës që do të lidhë Vlorën me Radhimën dhe Orikumin, pas akuzvae të një dite më parë nga ana e kryeministrit Edi Rama se po bllokon fondet për ndërtimin e rrugës.

Në një konferencë për mediat, Meta i cilësoi akuzat e Ramës si shpifje dhe se ndërprerjen e financimit të projektit nuk e ka kërkuar presidenti, por ka ardhur nga qeveria shqiptare.

Edhe pse shpifjet dhe gënjeshtrat e kryeministrit në detyrë nuk meritojnë vëmendje të rëndësishme, qytetarët e Vlorës meritojnë sqarime.

Jam këtu për të përmendur disa fakte të papërgjegjshmërisë ekstreme të kryeministrit në detyrë, lidhur me disa akuzave që ka bërë dje në Vlorë.

Kuvendi i Shqipërisë, më 9 nëntor 2017 ka ratifikuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Fondit Saudit për rrugën e Lumit e Vlorës.

Kuvendi i Shqipërisë më datë 21 shtator 2020 i ka përcjellë Presidentit të Republikës ligjin për financimin e projektit të rrugës së lumit të Vlorës. Ky ligj është miratuar më 17 shtator 2020.

Presidenti e shpalli këtë ligj menjëherë më 22 shtator pasi shqyrtoi me vëmendje praktikën parlamentare nga ku rezultonte se qeveria shqiptare përmes Ministrisë së Financave, i kishte kërkuar fondit saudit zgjidhjen e marrëveshjes së huas.

Fondi Saudit përmes letrës i kthen përgjigje: Në vijim të letrës suaj, duam të informojmë të zgjidhim marrëveshjen e huas. Është e qartë që fondi saudit ka pranuar një propozim të palës shqiptare.

Kjo ndërprerje për financimin e lumit të Vlorës. Këto punime premton qeveria në Parlament do të jenë të plota kur kjo rrugë të përfshijë edhe bashkia e Selenicës. Pra, qeveria thoshte në Kuvend se do të vijonte projektin me fonde të tjera.

Madje, Presidenti u befasua që ky projekt nuk do të bëhej me hua. Vetëm 7 ditë më vonë, më datë 29 shtator, Ministria e Financave i paraqet një kërkesë Presidentit ku i kërkohet plotfuqishmëri për një tjetër hua po me fondin saudit për rrugën Vlorë-Orikum. Presidenti mësoi se kjo marrëveshje ishte miratuar në Këshillin e Ministrave më 23 shtator. Rezultoi që Presidentit i kërkohej të lëshonte plotfuqishmëri kur më parë duhej të merrte një autorizim.

Ajo që është e rëndë është se përfaqësuesit e qeverisë kanë gënjyer në Kuvend, kur kanë deklaruar se huaja do të merrej për lotin e katërt të lumit të Vlorës, kur huaja do të transferohej për një tjetër projekt. Çfarë bëri Presidenti që pengoka sipas kryeministrit këtë hua. Është e qartë që Fondi Saudit ka pranuar të zgjidhë këtë marrëveshje. Kjo ndërprerje për financimin e projektit të Lumit të Vlorës, me gjatësi prej 16.4 km, është bërë me kërkesë të qeverisë shqiptare dhe jo të palës tjetër", tha Meta. 

 

Të fundit