Flash News

E-TJERA

Akuzat ndaj Bashës për kasetën e Krushës/ Haradinaj: Këto janë skenarë të atyre “përça e sundo”, Kosova ka nevojë për ndihmën e Shqipërisë

Akuzat ndaj Bashës për kasetën e Krushës/ Haradinaj:


Ish-kryeministri Ramush Haradinaj i ka cilësuar për qëllime elekorale akuzat e ngritura ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha lidhur me kasetën e masakrës së Krushës së Madhe.

Haradinaj tha për “Kjo Javë” se këto janë skenarë të atyre përça e sundo që ndodhin në një kohë që Kosova ka më shumë se kurrë nevojë për ndihmën e Shqipërisë.

"Ne jemi gëzuar kur kemi një parë një shqiptar duke punuar në UNMIK, se aty ka pas rusë, kinezë, të Afrikës, të gjitha vendeve, Amerikë e Evropë Po, sllavë ka pas shumë. Na ka ardh shumë mirë që edhe shqiptari ka arrit me mbërrit në UNMIK, ose në OSBE ose në këto mekanizma.

T’ju them të drejtën nuk kam dijeni për ndonjë angazhim kundër çfarëdo vlere të Kosovës të z.Basha. Ka pas një tendencë me i paragjyku njerëzit se këta po punojnë me ndërkombëtarë, mirëpo ka qenë edhe një kënaqësi realisht me pa edhe shqiptarë. Ne edhe të Kosovës psh, ja zv/kryeministri i parë i qeverisë tonë, z.Besnik Tahiri, kur e kam marrë si koleg në qeverinë e parë Haradinaj në 2005, ky ka punu për OSBE, por e kam marr për shkak të aftësive, të njohurive që ai ka, që tani jemi kolegë.

Më vjen keq që po ngrihen debate të tilla, ndoshta edhe për qëllime elektorale edhe po përçahemi më shumë si shqiptarë, pa nevojë realisht edhe nuk i mendoj të dinjitetshme këto", deklaroi Haradinaj.

Të fundit