Flash News

E-TJERA

Akuzat ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së, Vasjari ngre shqetësim qëndrimin e shtetit shqiptar: Qasja folkloriko-politike, e panevojshme

Akuzat ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së, Vasjari ngre

Analisti Arjan Vasjari duke folur për akuzat e ngritura ndaj zyrtarëve të Kosovës në Hagë ngriti si shqetësim mos-koordinimi i palëve politike të Shqipërisë përballë një konsensusi minimal që duhet të kishte Shqipëria për një çështje kombëtare si kjo.

Gjithashtu shtoi se Shqipëria nuk ka patur mundësi të reagonte ndaj rezulutës së Këshillit të Europës.

"Shqetësuese është mos-koordinimi i palëve politike të Shqipërisë përballë një konsensusi minimal që duhet të kishte Shqipëria për një cështje kombëtare si kjo. Qasja folkloriko-politike e kësaj ngjarje është e panevojshme. Shqipëria nuk ka patur mundësi të reagonte ndaj rezulutës së Këshillit të Europës.

Rruga e drejtësisë është rruga që i nevojitet Kosovës. Thaçi, Krasniqi etj vetë kanë thënë se Dhomat Speciale janë të nevojshme që të ngrihen që të hiqen njollat mbi UÇK-në, janë këta që e kanë thënë. Janë sjellë pozitivisht.

Kanë shkuar në Hagë në mënyrë dinjitoze. Ata ishin të bindur në pafajësinë e tyre. Procesi gjyqësor do ecë, nuk ka sens që të hedhim dyshime që mbi ata gjykatës ndërkombëtar", tha Vasjari për "Real Story".

 

Të fundit