Flash News

E-TJERA

Akuzat ndaj Mediut, Lubonja: Jo qëllim vendosja e drejtësisë, por shantazhimi dhe eliminimi i kundërshtarëve politikë

Akuzat ndaj Mediut, Lubonja: Jo qëllim vendosja e drejtësisë, por

Pas rihapjes së çështjes së shpërthimit në Gërdec në vitin 2008, SPAK i ka njoftuar sot akuzën shpërdorim detyre ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Analisti Fatos Lubonja tha në ‘Open’ në ‘News 24’ se po bëhet një drejtësi selektive, ku qëllimi është shantazhimi dhe eliminimi i kundërshtarëve politikë.

“Në kuptimin që një drejtësi selektive, që nuk ka qëllim vendosjen e drejtësisë, por trembjen, shantazhimin, eliminimin e kundërshtarëve politikë është shumë më e dëmshme se sa një padrejtësi në një rast të caktuar. Këtu është thelbi, këtu po vijmë ne.
Kemi pasur një drejtësi që ka qenë indiferente, e komprometuar thuaj po të duash, bashkëpunëtore me politikën dhe tani kemi kaluar në një situatë ku njëra nga këto banda e ka kapur krejtësisht drejtësinë dhe po e përdor për qëllimet e veta të pushtetit, për të mbrojtur veten, për të qenë e mbrojtur, e sigurt dhe për të goditur e shantazhuar kundërshtarët. Kjo është situata”, tha Lubonja.

 

 

 

Të fundit