Flash News

E-TJERA

Akuzat ndaj Metës, Tedi Blushi ironizon Bashën: Kunatopozitë Bravo-Brava, gërvisht pak e fiton shumë

Akuzat ndaj Metës, Tedi Blushi ironizon Bashën: Kunatopozitë

Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, i është përgjigjur deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha kundër presidentit.

Në një postim në Facebook, me një video shkëputur nga estrada e Shkodrës, Blushi ka ironizuar Bashën duke e quajtur një “kunatopozitë Bravo-Brava që gërvisht pak e fiton shumë”, njëherazi duke thumbuar edhe raportin e tij me kunatin.

“BRAVO-BRAVA vazhdon të përflasë Presidentin e Republikës.

Kunatopozitë vetëm BRAVO-BRAVA ka, që gërvisht pak dhe fiton shumë.

Me këtë perlë të Estradës së Shkodrës, "Kunatin e shokut Xhemal", që edhe sot i shkrin gazit të gjithë shqiptarët, e përshëndesim gazin e tranzicionit "Mbretin e Memeve", që të bën të qeshësh pa hap gojën, lëre më kur flet”, shkruan Ted Blushi në Facebook.

Kujtojmë se akuzat e Bashës ndaj Metës dhe anasjelltas, kanë qenë të vazhdueshme qofshin këto në mënyrë direkte ose me ironi. Fillimisht, ishte Basha ai që ‘provokoi’ kur i quajti Ramën, Berishën dhe Metën pjesë e “Trekëndëshit të Bermudës”.

Të fundit