Flash News

E-TJERA

Akuzat ndaj Pjerin Ndreut, Kalaja dërgon prova të reja për krim zgjedhor dhe korrupsion në SPAK

Akuzat ndaj Pjerin Ndreut, Kalaja dërgon prova të reja për krim

Partia Demokratike ka depozituar prova të reja dhe ka apeluar për hetim më të thellë për Pjerin Ndreu, kryebashkiaku i Lezhës, i cili akuzohet për veprime të paligjshme gjatë periudhës zgjedhore dhe është i lidhur me dosjen 184.

Një nga provat përfshin një CD që përmban përgjuese nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe lidhje me drejtoreshën e Prokurorisë së Dibrës, që dyshohet të ketë pasur ndikim në hetimet ndaj Ndreut.

Avokatja Adriana Kalaja, në një prononcim për media përpara ambjenteve të SPAK tha se Pjerin Ndreu ka kërcënuar punonjësit për të shpallur votat e tyre, duke i detyruar ata të deklarojnë se si kanë votuar, përndryshe do të humbnin punën.

Deklarata e avokates:

"Para 20 ditësh, PD, bazuar në provat e reja, e çoi dosjen 184, dhe publiku e di se nëse del një provë e re, çështja është e detyruar të hapet.

Ne kemi çuar prova, kemi çuar edhe një argumentim ligjor përse nuk është hetuar siç e parashikon ligji. Dhe, sipas informacionit që kam, çështja është regjistruar, dhe kishim një shqetësim tjetër, pasi Dumani shprehu se nuk e njeh dosjen.

Në momentin që PD bëri kallëzimin për dosjen 184, më erdhën shumë informacione shtesë dhe një nga këto informacione që unë sot kam është një CD.

Kjo CD është një nga 64 CD-të e përgjuara me vendim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda (po flasim këtu për vitin 2016) dhe me vendim të Gjykatës.

Ky person ka lidhje shumë të forta me drejtuesen e Prokurorisë së Dibrës, pra është bashkëshorti i saj që është në përgjime, dhe bashkëshortja i binte të hetonte dosjen ku ishte i përfshirë bashkëshorti.

Për këtë CD dhe këtë numër telefoni që është këtu, është dhe numri i Agron Malaj dhe për këtë numër digjet i gjithë veriu.

Ne kemi informacione të sigurta se lidhur me këtë numër, Arta Marku ka dijeni të plotë, dhe sot do të bëjmë një kallëzim shtesë. Sipas informacionit që kam, ka dijeni të plotë edhe Altin Dumani".

Të fundit