Flash News

E-TJERA

Lufta e UÇK-së bashkon Shqipërinë-Kosovën-Maqedoninë e Veriut: Aktakuza për 'ndërmarrje kriminale' njollos vlerat e popullit shqiptar

Lufta e UÇK-së bashkon
Foto Ilustruese/ UÇK

Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku përcaktojnë qëndrimin e tyre mbi luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas këtyre institucioneve, lufta çlirimtare e Kosovës përbën një nga vlerat me kulmore në të ardhmen e popullit të Kosovës dhe se kategorizimi i UÇK-së si një ndërmarrje kriminale është një përpjekje për të njollosur këto vlera kombëtare.

Deklarata vjen në një kohë kur ish-drejtuesit e UÇK po gjykohen në Hagë si “ndërmarrje kriminale”, nën akuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sipas këtyre institucioneve, UÇK-së në thelbin e saj programor ka patur shpëtimin e qenies etnike shqiptare nga shfarosja.

Deklaratë e përbashkët:

Deklaratë e përbashkët e institucioneve të shkencës dhe kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut për UÇK-në.

Në 23-vjetorin e daljes në skenë të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në Republikën e Kosovës dhe rreth saj, institucione shkencore e kulturore të Kosovës, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë Veriore, nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët të cilën e gjeni bashkëlidhur në këtë njoftim.

Kohë më pare institucionet që e kanë nënshkruar këtë deklaratë, kishin vendosur të organizonin një sesionin shkencor me temën “Ushtria çlirimtare e Kosovës – vlerë kombëtare” që ishte paraparë të mbahej më 25 Nëntor 2020. Mirëpo, për shkak të masave anti-COVID 19 për parandalimin e kësaj përhapjeje, ky seson është zhvendosur për t’u mbajtur në një tjetër periudhë kur të normalizohet gjendja.

Por deklarata që do të përmbyllte sesionin shkencor është nënshkruar ndërkaq, ku mes të tjerash në qëndrimin e përbashkët të këtyre institucioneve qendore të shkencës dhe kulturës në tri shtete, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, thuhet se “Lufta çlirimtare dhe rezistenca e popullit të Kosovës, në periudhën 1998-1999, përbën një nga vlerat më kulmore dhe më me ndikim në të ardhmen e popullit të Kosovës, si pjesë e pandashme me të drejta të barabarta të familjes evropiane. Në luftën e saj (të UÇK) u mishërua rezistenca kundër shtypjes e robërisë njëshekullore dhe morën vlerë sakrificat e brezave të tërë për liri kombëtare, barazi e drejtësi sociale, të kombit të tretë, për nga numri, në ish-Jugosllavi”.

Lufta e UÇK-së bashkon

Lufta e UÇK-së bashkon

Lufta e UÇK-së bashkon

Lufta e UÇK-së bashkon

Të fundit