Flash News

E-TJERA

Akuzat për aferën e inceneratorëve, reagon Kim: Provat janë paraqitur, tani është detyra e SPAK që të shohë provat

Akuzat për aferën e inceneratorëve, reagon Kim: Provat janë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka komentuar padinë e ngritur në SPAK nga Partia Demokratike, lidhur me çështjen e inceneratorëve.

E ftuar në emisionin “Opinion” Ambasadorja, Kim

tha se ka të gjitha pritshmëritë që SPAK do të bëjë pjesën e vet në këtë aspekt.

“ Por po flasim në përgjithësi sepse kemi edhe një rast konkret, për shembull. Partia Demokratike, partia më e madhe e opozitës ka dërguar dy dosje për çështjen e inceneratorëve. Kanë ngritur padi kundër Ramës, Ministrit Ahmetaj, Ministrit Gjiknuri, dhe disa të tjerë. Është hera e pare që SPAK ka dokumente, nuk e di cilësinë e dokumenteve, SPAK do t’i verifikojë, kundër atyre që quhen peshq të mëdhenj në vend. A mendoni që SPAK do të reagojë sa më shpejt që të jetë e mundur në këtë rast?”, e pyet Fevziu.

“Kam të gjitha pritshmëritë se SPAK do bëjë pjesën e vet. Pretendimet janë ngritur, provat janë paraqitur dhe tani është detyra e SPAK që të shohë provat dhe të vazhdojë procesin më tej”, u shpreh ambasadorja.

Të fundit