Flash News

E-TJERA

“Fshehu shkarkimin në '97”, GJKKO dënon me 6 muaj burg Luan Dacin, ish-gjyqtari: Do apelohet!

“Fshehu shkarkimin në '97”, GJKKO dënon me 6 muaj
Në foto: Ish-gjyqtari, Luan Daci

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 6 muaj burg, të konvertuar në 12 muaj shërbim prove, ish- gjyqtarin Luan Daci.

GJKKO shpalli Luan Dacin shpallet fajtor për falsifikimin e dokumentacionit në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së. Sipas GJKKO, në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA, Daci fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

Kujtojmë se, SPAK kërkoi një vit burg për Dacin nën akuzën falsifikim dokumentesh dhe deklarim të rremë.

Në fjalën e tij pas daljes nga seanca, Daci u shpreh se: “Vendimi do të apelohet. Nuk kam falsifikuar asnjë dokument gjithë jetën.”

Ish-gjyqtari duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës, si dhe nuk duhet të ketë kontakte me persona me rekorde kriminale.

Avokati mbrojtës i Luan Dacit, Jordan Daci u shpreh se klienti i tij e ka deklaruar disa herë që është shkarkuar në 1997 dhe vendimi për ta pezulluar 12 muaj gjyqtarin është i gabuar dhe kontradiktor.

“Këtë po thoja, vendimi është i gabuar dhe kontradiktor. U thanë fakte të ndryshme, si dhe i famshmi protokoll i Avokatit të Popullit. S’po flasim për falsifikim. Është një moment që ka të bëjë me marrjes në dijeni ose jo. Nuk jemi përpara një dokumenti, është një precedent i rrezikshëm.

I hap rruge një praktike shumë të keqe. E ka deklaruar disa herë që është shkarkuar në ’97. Kjo që po thoni nuk përbën element të veprës penale. Ligji është fare i qartë, deklarimi i rremë edhe nëse është bërë nuk përbën vepër penale. Në dijeninë time e ka deklaruar.

Procesverbaleve i mungon regjistrimi audio. S’ka asnjë efekt, nuk është i formës së prerë, shpresojmë që Apeli duhet të kemi parasysh i dha zgjidhje ekzzistencës së faktit penal. Këtu s’ka përgjegjësi penale, shpresojmë të bindim dhe Apelin.”, tha Jordan Daci.

Të fundit