Flash News

E-TJERA

Akuzat për konflikt interesi, reagon zyrtarja e qeverisë: Preferoj të qëndroj me pushime

Akuzat për konflikt interesi, reagon zyrtarja e qeverisë: Preferoj

Zv.sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave, Elira Kokona ka reaguar për herë të parë pas denoncimeve në media dhe nga opozita, se ushtronte njëherazi edhe detyrën e zv.sekretares edhe atë të avokates private.

Në një reagim për Fax News, Kokona nuk ka komentuar akuzat ndaj saj, por i ka quajtur politike. Kokona ka thënë se preferon të vijojë pushimet me familjen, dhe jo të komentojë akuzat e ngritura ndaj saj.

“Nuk dua të prononcohem në lidhje me asnjë denoncim, preferoj të qëndroj me pushime me familjen time dhe të mos përfshihem në akuza politike. Unë e bëj me korrektësi punën time, uroj që ta bëni edhe ju”, tha Kokona për Fax News.

Kokona u denoncua nga opozita se edhe pse shërbente në administratë, kishte përfaqësuar në më shumë se 15 raste klientët e saj në Gjykatën e Abritrazhit. Ligji ndalon që Sekretarja e Përgjithshme të ushtrojë profesione të tjera, pasi përbën konflikt të pastër interesi.

Të fundit