Flash News

E-TJERA

Akuzat për korrupsion me legalizimet, GJKKO lë në burg kreun e Kadastrës së Beratit

Akuzat për korrupsion me legalizimet, GJKKO lë në burg kreun e

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg drejtorin e Kadastrës së Beratit,  Ervin Nelaj, i cili u arrestua dy ditë më parë.

Mësohet se SPAK në bashkëpunim me policinë e Beratit e ka hetuar për 9 muaj kreun e Kadastrës. Gjatë hetimit, institucionet kanë siguruar prova se shtetasi Ervin Nelaj, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Berat, në bashkëpunim me punonjës të tjerë në këtë institucion, kanë marrë në disa raste përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të kryer veprime që lidhen me detyrën e tyre, për legalizimin e objekteve informale dhe regjistrimin e titujve të pronësisë.

Ai ishte prej 7-muajsh në krye të ASHK-së Berat, pas punës si inspektor e specialist në ALUIZNIN e Beratit prej 8-vitesh. 

Të fundit