Flash News


E-TJERA

Akuzat për lidhje të ngushta me ish-zyrtarin e FBI-së, flet për herë të parë këshilltari i Ramës

Akuzat për lidhje të ngushta me ish-zyrtarin e FBI-së, flet

Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, implikoi Agron Nezën dhe Dorian Duçkën si dy persona në dijeni të përfitimeve që ish-zyrtari ka marrë nga Shqipëria. Në dosjen hetimore përmendet edhe kryeministri Edi Rama  me të cilin McGonigal ka bërë disa takime.

I kontaktuar nga Euronews Albania, ish-këshilltari i Ramës, Dorian Duçka i njohur në dosjen e McGonigal si personi B, nuk i është përgjigjur pyetjeve mbi çështjen.

Duçka ka refuzuar të japë koment se: Cila është lidhja e tij me ish-agjentin e FBI-së? Në cilat aktivitete rezulton të jetë apo ketë qenë partner biznesi me ish-oficerin e inteligjencës shqiptare Agron Nezaj dhe se cili ka qenë roli i tij në takimet me kryeministrin Rama dhe ish-zyrtarin e FBI-së, ku sipas akt-padisë ish-këshilltari rezulton se ka qenë i pranishëm?

“Nuk kam Koment, mund t’i drejtoheni Departamentit të Drejtësisë Amerikane nëse keni nevojë për më shumë informacion”, ka shkruar Duçka.

Të fundit