Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Akuzat për nënshtetësinë, Meta: Të gjitha janë shpifje! Pse Batoni mund ta marrë me procedurë të posaçme dhe Kim Mehmeti jo?
Presidenti Meta ka reaguar pas akuzave për dhënien e nënshtetësisë shqiptare dhjetëra shtetasve të huaj pa kryer asnjë verifikim. Presidenti kujtoi dhe fikjen e radarëve apo avionët e drogës.
Ndërsa tregon se janë dy procedura për dhënien e nënshtetësisë shqiptare, dhe se kjo kryhet vetëm Presidenti i Republikës, Meta ironizon me pyetjen: “Pse Baton Haxhiu e ka marrë me procedurë të përshpejtuar dhe Kim Mehmeti nuk mundet?”
Po ashtu, Presidenti iu ka dhënë përgjigje të gjithë ‘syreve kureshtarë’ se pse bashkëshortja e Ylli Pangos ka marrë me procedurë të posaçme, nënshtetësinë shqiptare.
“Të gjitha shpifjet që sponsorizohen nga…se s’dua të përmend fjalën rilindje sepse jemi në Korçë…Të gjitha këto janë shpifje për arsye se Kushtetuta e të qartë që shtetësinë e jep vetëm Presidenti i Republikës.
Ka pasur dy procedura që ta dinë të gjithë qytetarët, që sipas tyre është normale që kolegu juaj gazetar, Batoni e ka marrë me procedurë të posaçme nënshtetësinë por është anormale që Kim Mehmeti ta marrë me procedurë të posaçme. Pse? Sepse Kim Mehmeti mbron dhe Shqipërinë dhe kufijtë e Kosovës.
Zonja Besa Shahini që ka qenë ministre për dy vite nuk do të kishte marrë dot nënshtetësinë shqiptare dhe jo më të ishte bërë ministre. Si ky rast ka dhe shumë të tjera ku qeveria ka kërkuar procedurë të posaçme për shumë qytetarë të ndryshëm.
Këta shqetësohen, më vjen keq që e përmend se pse e kam marrë me procedurë të posaçme, bashkëshortja e Ylli Pangos, që jeton me të prej 8 vitesh. Ajo duhet ta kishte marrë prej 3 vitesh. Kam pyetur Shërbimin Informativ të Shtetit, dhe nuk përbën rrezik për terrorizëm. Ndërkohë, që fikjet e radarëve se cenojnë sigurinë kombëtare. Avionët që bëjnë ato punët e tjera….”, tha Meta.