Flash News

E-TJERA

Akuzat për një skemë të pastrimit të parave/ Valteri padit në SPAK Vasilin, Panaritin dhe Gurin

Akuzat për një skemë të pastrimit të parave/ Valteri

Sikurse kishte paralajmëruar, ish-deputeti Halit Valteri ka depozituar sot padi në SPAK ekspontentë të rëndësishëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Pjesë e kallëzimit të tij janë Petrit Vasili, Edmond Panariti dhe Elona Guri. Sipas Valterit, ata kanë shpërdoruar detyrën duke krijuar një skemë të mirfilltë të pastrimit të parave që rrjedhin nga korrupsioni e nga vjedhja e pasurive publike. Bëhet fjalë për periudhën 2016-2018 .

"Personat e kallëzuar, me veprimet e tyre aktive e në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë krijuar një skemë të mirfilltë të pastrimit të parave që rrjedhin nga korrupsioni e nga vjedhja e pasurive publike ku në krye të kësaj skeme qëndron si zakonisht çifti Meta-Kryemadhi”, tha për gazetarët Valteri.

 

Të fundit