Flash News

E-TJERA

Akuzat për rrugën Durrës-Kukës, Berisha tjetër thumb Bashës: Nuk ishin për mua

Akuzat për rrugën Durrës-Kukës, Berisha tjetër thumb

Ish kryeministri Sali Berisha ka hequr përgjegjësinë nga vetja, teksa ka mohuar akuzat për shpërdorim detyre gjatë kohës së qeverisjes së PD.

I ftuar në Opinion, Berisha u pyet konkretisht për rastin e Gërdecit, apo për akuzat mbi rrugën Durrës Kukës.

Berisha e mohoi në mënyrë kategorike se akuzat ishin në drejtim të tij, duke thënë se ‘nuk ishin për mua.

Në mënyrë të tërthortë, për rastin e rrugës Durrës-Kukës, Berisha lë të kuptojë se i lë përgjegjësinë Lulzim Bashës, kryetarit aktual të PD, që në atë kohë akuzohej për abuzim me fondet kur ishte ministër i Transporteve.  

Të fundit