Flash News

E-TJERA

Akuzat se ka përgjuar vëzhguesin e ONM, flet për herë të parë kryeprokurorja e Tiranës

Akuzat se ka përgjuar vëzhguesin e ONM, flet për herë

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës ka folur për herë të parë për akuzat ndaj saj nga ndërkombëtarët se ka përgjuar një vëzhgues të ONM-së me qëllim për ta shantazhuar gjatë procesit të Vettingut.

E ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Imeraj ka mohuar që këto pretendime të jenë të vërteta.

“Në fakt në momentin që jam përballur me një situatë… çdo akuzë qoftë publike qoftë e shkruar, bazohet diku. Në momentin që jam përballur në format të shkruar të kësaj gjësë jam ndjerë e çorientuar. Nuk e kuptoj se nga mund të burojë një gjë e tillë, dhe çfarë rëndësie ka kjo për një individ të tillë që të realizojë këtë gjë.

Unë kam kaq ngarkesë në punë dhe jashtë punës për t’u marrë me dy fëmijët e mi sa për t’u marrë me ndjekjen e personave të caktuar. Unë nuk kam asnjë lloj dijeni që një gjë e tillë ka ndodhur… burimi i provës kryesore është një individ që i kanë dhënë një emër të sajuar dhe është shkruar që ka ndodhur ky fakt.

Unë jam krejtësisht e hapur, e lirë që jam gati të hetohem për çdo gjë që mund të pretendohet mbi fakte konkrete”, deklaroi Elisabeta Imeraj

 

 


 

Të fundit