Flash News

E-TJERA

Akuzat si ish-sigurims/ Meta padit anëtarët e Autoritetit të Dosjeve, paralajmëron detaje të reja

Akuzat si ish-sigurims/ Meta padit anëtarët e Autoritetit të

Sikurse kishte paralajmëruar, kryetari i PL-së, Ilir Meta ka paditur anëtarët e Autoritetit të Dosjeve: Gentiana Sulën, Albert Nikollën, Altin Hoxhën, Gjergj Markun dhe Skënder Vrionin.

Meta i akuzon për shkelje të rënda dhe të qëllimshme që i kanë bërë ligjit për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit. Gjithashtu thekson se ky institucion është vendosur në shërbim të kryeministrit Edi Rama.

Ai paralajmëroi një konferencë për shtyp, ku pritet të japë më shumë detaje rreth kësaj çështjeje.

“Sot kam kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i kanë bërë ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, për manipulimet dhe falsifikimet flagrante në shërbim të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës. Për më shumë detaje, do të zhvilloj një konferencë shtypi në funksion të transparencës para të gjithë qytetarëve shqiptarë”, shkruan Meta në Facebook.

Kujtojmë që në muajin korrik, Autoriteti i Dosjeve dorëzoi në Kuvend kërkesën për verifikim, duke pretenduar se një politikan me iniciale I.M., kishte qenë ish-sigurims. Nisur nga inicialet nisën aludimet se bëhej fjalë për Ilir Metën, por ky i fundit i ka mohuar akuzat.

Akuzat si ish-sigurims/ Meta padit anëtarët e Autoritetit të

Akuzat si ish-sigurims/ Meta padit anëtarët e Autoritetit të

Të fundit