Flash News

E-TJERA

Akuza si ish-sigurims ndaj Metës, Fuga: Kur bërrylat politikë, na i shesin si ringjallje etike

Akuza si ish-sigurims ndaj Metës, Fuga: Kur bërrylat politikë, na

Akademiku Artan Fuga ka reaguar mbi debatin e ditëve të fundit nëse Ilir Meta ka qenë apo jo bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

“Kur bërrylat politikë, na i shesin si ringjallje etike”, shkruan Fuga, ndërsa shton se situate ka arritur aty që edhe pastrimi i jetës shoqërore dhe transparenca bëhet vetëm për qëllime politike.

Sipas tij, kjo çështje ka lidhje me politikën dhe për të dëmtuar kundërshtarin, në këtë rast Ilir Metën.

Lidhur me kërkesën e Autoritetit të Dosjeve për të ndryshime ligjore, që parashikojnë verifikime të hollësishmë për politikanët, Fuga thotë se ligji s’ka munguar dhe se kontrollet mund të kryeheshin pa pengesa.

“Kush i ha këto përralla për herë të dytë!!! Sa për z. Ilir Meta, e përsëris, ai është ndodhur para një sulmi të ulët dhe qesharak politik! Por, tjetër është bizantinizmi dhe inkuzicionizmi i metodës të përdorur, dhe tjetër përmbajtja e dosjes. Pra, manipulimi politik nuk i jep të drejtën IM që të mos sqarojë dosjen që i vendosin në ngarkim: Pavarësisht se çfarë mendoj unë, politikani Ilir Meta është vendosur para një sfide të madhe: O del i larë, dhe fiton zgjedhjet, o fatkeqësisht ka një hije, si pasojë e historisë, dhe duhet të mendojë për fatin e opozitës që ka nevojë të forcohet!

Kurse nëse një ligj që hap gjithçka, që ka vend të arësyetohet gjerësisht, dhe jo me seanca urgjente shikimesh dokumentesh sekrete te zyra e zonjës Nikolla, jo me teknika inkuizicioniste të tipit : mblidhni shokët e byrosë se do të tregojmë se çfarë gjetëm në kasafortën e shokut Hysni!, jo me manipulime bajate, pra ka vend të mendohet që shëndoshjen me maturi të etikës të shqiptarëve të mos e vemë në shërbim të poshtër të kulisave politike për pushtet”-shton më tej akademiku.

Të fundit