Flash News

E-TJERA

Akuzohet për ndërprerjen me dhunë të shtatzënisë së partneres, lihet i lirë 27-vjeçari shqiptar në Greqi

Akuzohet për ndërprerjen me dhunë të shtatzënisë

27-vjeçar shqiptar i cili akuzohet për ndërprerjen me dhunë të shtatzënisë së partneres së tij 19-vjeçare në Greqi, është lënë i lirë me kushte kufizuese.

Avokati i 27-vjeçarit argumentoi duke thënë: “Ai nuk ka bërë asgjë, duke pasur si udhërrëfyes raportin mjeko-ligjor ku thuhet se nuk ka asnjë gjurmë dhune ndaj paditësit konkret dhe pretendime të tjera që tregojnë kundërshtimin e pretendimet e paditesit. Të gjitha pretendimet e saj janë kontradiktore”.

Në të njëjtën kohë, avokati i të riut pretendon se klienti i tij nuk e ka lënë kurrë partneren e tij dhe as nuk ka marrë portofolin që ajo pretendonte se i kishte vjedhur.

Të fundit