Flash News

E-TJERA

Akuzohej për trafik dr*ge në Itali, Gjykata e Lartë liron Kreshnik Farrukun

Akuzohej për trafik dr*ge në Itali, Gjykata e Lartë liron

Gjykata e Lartë ka liruar nga qelia Kreshnik Farrukun, ndonë akuzohet si drejtuesi i një grupi kriminal të trafikut të drogës, ndërsa Italia kërkoi ekstradimin e tij. 

Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Durrësit që i caktoi masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për qëllime ekstradimi drejt Italisë.

Ai u arrestua mbrëmjen e 11 janarit 2025 në Manzë të Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Firenzes me qëllime ekstradimi drejt Italisë me urdhër të SPAK, teksa GJKKO kishte firmosur masën e sigurisë arrest në burg ndaj tij.

Farruku kërkohet nga autoritetet e Italisë, pasi dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike. Ai akuzohet nga drejtësia italiane për trafik kokaine nga Amerika Latine dhe konsiderohet si lider i  rrezikshëm i një klani për trafikimin ndërkombëtar të kokainës.

 

 

Të fundit