Flash News

E-TJERA

Akuzohen për fshehje pasurie/ SPAK kërkoi pushimin e çështjes për 7 gjyqtarë, GJKKO e rikthen për hetim

Akuzohen për fshehje pasurie/ SPAK kërkoi pushimin e

Gjykata e Posaçme ka rikthyer çështjen e 7 gjyqtarëve për hetim, të cilët janë kallëzuar për fshehje pasurie dhe evazion fiskal, disa ditë pasi SPAK kërkoi pushimin e saj.

Bëhet fjalë për gjyqtarët:

1.Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë;

2.Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

3.Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;

4.Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

5.Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

6.Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;

7.Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Në prill të 2020-ës, avokati Fran Dashi kallëzoi 20 ish gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vettingu, duke i akuzuar për mashtrim, fshehje pasurie, fshehje të të ardhurave, mospagim të taksave, shpërdorim detyre, refuzim për deklarim dhe mosdeklarim pasurie. Menjëherë SPAK nisi hetimet për 10 nga 20 emrat e paitur, ndërsa për pjesën tjetër deklaroi moskompetencë.

 

 

Të fundit