Akuzohen për korrupsion, lirohen nga masa e sigurisë 6 pedagogë të universitetit të Elbasanit
Politiko
3 Dhjetor 2024, 13:57
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka liruar nga masa e sigurisë 6 pedagogët e Universitetit Aleksandër Xhuvani, të cilët u arrestuan pak kohë më parë me akuzën e korrupsionit.
Më herët Gjykata e Elbasanit vendosi masën “pezullim nga detyra” për pedagoget dhe vlerësim të paligjshëm të arrestit. Tashmë GJKO vendosi heqjen e masës dhe 6 pedagogët do të kthehen në detyrë.
Ndërkohë mbetet në arrest me burg personi i cili luante rolin e sekserit, dhe bashkëshortja e tij vazhdon të jetë e pezulluar nga detyra.
GJKO nga ana tjetër ka paraqitur moskompetencën duke e kthyer çështjen sërish në gjykatën e Elbasanit, e cila më herët shpalli moskompetencë.