Flash News

E-TJERA

Akuzohen për korrupsion/ SPAK nis hetimet për avokatin dhe drejtuesin e prokurorisë së Gjirokastrës

Akuzohen për korrupsion/ SPAK nis hetimet për avokatin dhe drejtuesin

Prokurori i SPAK Dritan Prençi ka vendosur të regjistrojë procedim penal për korrupsion ndaj avokatit të Gjirokastrës Shpëtim Maçi, Thanas Papadhimitri dhe drejtuesit të Prokurorisë së Gjirokastrës Julian Çafka.

Papadhimitri ka treguar se ka dhënë një shumë parash prej 3 mijë euro. Ai zgjodhi si avokat mbrojtës Shpëtim Maçin i cili i premtoi, se me një ryshfet prej 3000 eurosh do ta mbyllte çështjen. Sipas Meçit, 1500 Euro ishin për prokurorin Julian Çafka dhe 1500 të tjera për gjyqtarin.

Fillimisht çështja është nisur nga Prokuroria e Gjirokastrës dhe më pas është tërhequr këtë muaj nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Aktualisht çështja po ndiqet nga ovicei i BKH-së Mikeljan Shkalla dhe prokurori i SPAK-ut Dritan Prençi.

Para disa ditësh, Thanas Papadhimitri u arrestua nga policia e Gjirokastrës pasi akuzohet për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë”. Ai akuzohet se përmes avokatit ka korruptuar prokurorin për t’i shpëtuar dënimit pasi shkaktoi një aksident në qershor të vitit 2019.

 

Të fundit