Flash News

E-TJERA

Akuzohen për vrasjen e Renis Dobrës, dalin sot para gjykatës Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjoka

Akuzohen për vrasjen e Renis Dobrës, dalin sot para gjykatës

Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjoka, të akuzuar për vrasjen e Renis Dobrës, krim i kryer mbrëmjen e 8 Korrikut në Madhesh të Ulzës.

Seanca gjyqësore është planifkuar të zhvillohet në orën 09:00 në Gjykatën e Dibrës. Ndërkohë janë ende në kërkim dy vëllezërit e Fatjon Bushgjokës, Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, që dyshohet se janë larguar nga Shqipëria.

Vrasja e 23-vjeçarit u zbardh më 16 Korrik, ku u vendosën në pranga 2 prej autorëve të dyshuar, të cilët dhanë dëshmi kontradiktore para hetuesve, por janë kamerat e sigurisë në bizneset e aksit Burrel-Tiranë që i kanë tradhtuar.

Nga kqyrja e pamjeve filmike, ka rezultuar se 55-vjeçari, si edhe tre vëllezërit, Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj (dy të fundit në kërkim policor) kanë pirë kafe së bashku pranë një pike karburanti pak orë para krimit.

Më pas, 4 autorët e dyshuar të vrasjes së 23-vjeçarit, kanë udhëtuar me dy automjete, “Range Rover”-in e zi dhe një “Hundyai Santa Fe”, nga Burreli drejt fshatit Zenisht.

Të fundit