Flash News

E-TJERA

Akuzohen për shpërdorim detyre, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq ish-presidentin dhe zv.presidenten e Urdhrit të Stomatologut

Akuzohen për shpërdorim detyre, Prokuroria e Tiranës dërgon

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-presidentin dhe ish-zëvendëspresidenten e Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë, për tre vepra penale të rënda.

Në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr.1218, të vitit 2025, shtetasi Nikoll Deda, ish-president i Urdhrit të Stomatologut, akuzohet për veprat penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, sipas neneve 135, 248 dhe 321 të Kodit Penal.

Sipas hetimeve, N.D. dyshohet se, në periudhën e drejtimit të tij, ka rritur buxhetin e institucionit nga viti në vit për përfitime personale, ka punësuar familjarë pa kriter dhe ka shpërdoruar fondet e institucionit përmes pagesave fiktive dhe biletave të pajustifikuara.

Gjithashtu, Prokuroria ka çuar për gjykim edhe shtetasen A.G., ish-zv.presidente e Urdhrit, e cila akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Nga hetimet ka rezultuar se ajo ka marrë vendime financiare pa patur kompetenca, duke autorizuar zbatimin e një buxheti të përkohshëm për vitin 2024 në kundërshtim me masat e vendosura nga Gjykata Administrative që nga viti 2020.

Të dy të pandehurit, sipas Prokurorisë, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin për të përqendruar pushtetin vendimmarrës dhe fondet në duart e tyre, duke dëmtuar institucionin dhe shkelur urdhrat gjyqësorë në fuqi.

Në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr.1218, të vitit 2025, shtetasi N.D., ish-president i Urdhrit të Stomatologut, akuzohet për veprat penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, sipas neneve 135, 248 dhe 321 të Kodit Penal.

Të fundit