Flash News

E-TJERA

Akuzohen për vjedhje/ Arrestohen dy shqiptarë në Belgjikë, arratiset i treti

Akuzohen për vjedhje/ Arrestohen dy shqiptarë në Belgjikë,

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë belge, ndërsa një i tretë është arratisur. Ata tentuan t’i shmangeshin policisë, por makina me të cilën qarkullonin u aksidentua.

Më pas u larguan nga vendngjarja me vrap, por policia i ndoqi me helikopter. Ngjarja ka ndodhur në Steenokkerzeel.

Shqiptarët akuzohen për vjedhje të shumta në këtë rajon.

"Ne realizuam një operacion kërkimi në shkallë të gjerë dhe morëm mbështetje nga helikopteri i policisë federale. Në fund arritëm të arrestonim dy burra. Një i tretë është ende i arratisur. Të dyshuarit vijnë nga Shqipëria. Në makinën e tyre, me targë holandeze, gjetëm sende të vjedhura”, tha shefi i policisë së zonës, Filip Van Steenbergen.

Të fundit