Flash News

E-TJERA

Akuzohen për zjarrvënie, arrestohen dy persona në Divjakë e Mallakastër (Emrat)

Akuzohen për zjarrvënie, arrestohen dy persona në Divjakë e

Dy persona janë arrestuar nga policia e Divjakës dhe Mallakastrës për zjarrvënie.

Në pranga ka rënë, Koçi Allkanjari banues në fshatin Korije, pasi vendosi zjarr për djegien e mbeturinave në tokën e marrë me qira, por si pasojë e përhapjes së flakëve dogji edhe 170 rrënjë ulliri në pronësi të një personi tjetër.

Gjithashtu është arrestuar, Pëllumb Jançaj banues në fshatin Belishovë ra në pranga pasi ndezi zjarr për djegien e ferrave në tokën e tij, por si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj edhe një sipërfaqe me shkurre.

“Si rezultat i veprimeve hetimore për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariateve të Policisë Divjakë dhe Mallakastër arrestuan në flagrancë autorët përkatës.

Në Divjakë, u arrestua shtetasi K. A., 65 vjeç, banues në fshatin Korije, pasi ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave në tokën e marrë me qira dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 170 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi.

Në Mallakastër u arrestua shtetasi P. J., 41 vjeç, banues në fshatin Belishovë, pasi ka ndezur zjarr për djegien e ferrave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me shkurre“, thuhet në njoftimin e policisë,

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Të fundit