Flash News

E-TJERA

Akuzohen se fshehën turpin e të moshuarit, çfarë deklaruan në polici dy infermieret e azilit

Akuzohen se fshehën turpin e të moshuarit, çfarë deklaruan

Policia arrestoi dy infermieret e azilit privat ku u godit për vdekje me bastun 82-vjeçari Virxhil Vesho nga shoku i tij i dhomës, Zyhdi Shehu.

Para uniformave blu, infermieret janë shprehur se “menduam se ishte rrëzuar dhe kishte vdekur kur e gjetëm”.

Infermieret nuk kanë njoftuar policinë, por agjencinë e funeralit, të cilët kanë shkuar dhe kanë marrë trupin e mbështjellë me çarçaf.

Stafi i agjencisë të cilët pasi kanë parë trupin kanë vërejtur dëmtime në kokë, e kanë kthyer në azil de kanë njoftuar policinë.

Të fundit