Flash News

E-TJERA

Akuzohen si “rrezik për sigurinë kombëtare”, Beogradi i ndalon hyrjen në Serbi për një vit dy shqiptarëve

Akuzohen si “rrezik për sigurinë kombëtare”, Beogradi

Serbia ka ndaluar hyrjen për një vit në territorin e saj për 14 përfaqësues të shoqërisë civile nga disa shtete europiane, përfshirë dy shqiptarë, me argumentin se përbëjnë “rrezik për sigurinë kombëtare”.

Gazmir Memaj nga fondacioni “Mary Ward Loreto” dhe Edlira Lilaj nga “Organizata Help” në Tiranë ndodheshin në Beograd më 21 dhe 22 janar, me ftesë të fondacionit austriak Erste, për të diskutuar mbi strategjitë e organizatave joqeveritare për krijimin e të ardhurave.

Autoritetet serbe, përmes shërbimit sekret dhe policisë, intervistuan anëtarët dhe vendosën vulën e ndalimit të hyrjes në pasaportat e tyre.

Dy shqiptarët kanë informuar ambasadën shqiptare në Beograd, e cila shprehu keqardhjen dhe kërkoi informacione shtesë për të njoftuar Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ).

Ministria reagoi sot duke thirrur ambasadorin serb në Shqipëri, z. Slobodan Vukçević, për të shprehur shqetësimin dhe keqardhjen për këtë veprim, të cilin e cilësoi të papajtueshëm me përpjekjet për marrëdhënie fqinjësore dhe lëvizjen e lirë. MEPJ kërkoi që autoritetet serbe të rishikojnë vendimin dhe të mos përsëriten ngjarje të tilla në të ardhmen. Ndërkohë, Ambasada Shqiptare në Beograd po ndjek nga afër këtë rast për të siguruar një zgjidhje.

Të fundit