Flash News

E-TJERA

Akuzohet për terrorizëm, Apeli i GJKKO jep vendimin për iranianin

Akuzohet për terrorizëm, Apeli i GJKKO jep vendimin për iranianin

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka dënuar me 15 vite burg iranianin Bijan Pooladrag, i akuzuar për terrorizëm.

Dyshohet se ai ka qenë pjesë e anëtarëve të kampit MEK në Manëz, si i infiltruar mes muxhahedinëve për të planifikuar një sulm terrorist.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Pooladrag përfiton dënim të ulët me 1/3, duke marrë në total 10 vite burg.

Pooladrag ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura nga SPAK. Ai akuzohet për një sërë veprash penale si organizatë terroriste, sulme ndaj sistemit kompjuterik, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike të paautorizuara etj.

Të fundit