Flash News

E-TJERA

Akuzohet për abuzim sek*ual, arrestohet 25-vjeçari në Sarandë

Akuzohet për abuzim sek*ual, arrestohet 25-vjeçari në

Policia e Sarandës ka arrestuar ditën e sotme një 25-vjeçar, të identifikuar me inicialet I.J., i cili ishte shpallur në kërkim për akuzën e abuzimit seksual.

Mësohet se ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

I riu është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale, ndërsa dosja hetimore i ka kaluar Prokurorisë së Sarandës për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave.

Të fundit