Flash News

E-TJERA

GJKKO urdhëron procedim penal ndaj anëtarit të KLGJ-së, u akuzua për falsifikim të dokumentave

GJKKO urdhëron procedim penal ndaj anëtarit të KLGJ-së, u
Alban Toro

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar nisjen e procedimit penal ndaj anëtarit të KLGJ-së, Alban Toro. Ai akuzohet për falsifikim dokumentesh.

Anëtarët e KLGJ-së duhet të kenë 10 vite punë pa ndërprerje si avokat. Në këtë pikë, ai ka falsifikuar dokumentat kur u zgjodh anëtar i KLGJ-së, pasi kishte ndërprerë punën si avokat për një periudhë një vjeçare.

Toro u padit në SPAK nga Shoqata e Avokatëve, por Prokuroria e Posaçme vendosi mosfillimin e procedimit penal. Ndërkohë vendimi i SPAK u rrëzua nga Gjykata e Posaçme dhe gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila caktoi nisjen e procedimit penal.

Të fundit