Flash News

E-TJERA

Akuzohet për fshehjen e 60 mijë eurove, kallëzohet në prokurori Myslim Murrizi

Akuzohet për fshehjen e 60 mijë eurove, kallëzohet në

Ish-deputeti Mylim Murrizi është kallëzuar nga unifromat blu, në prokurorinë e Tiranës, për fshehje të pasurisë.

Mësohet se bëhet fjalë për mosdeklarimin e 60  mijë eurove në kohën kur Murrizi ishte deputet. Shuma në fjalë lidhet me kompaninë e tij "Murrizi 2009" ndërsa në sitë janë vendosur të gjitha pasuritë e ish-deputetit.

Kallëzimi penal është bërë nga Drejtoria e Krimit Ekonomik nën akuzë për fshehje të ardhurash dhe pastrim parash. Koha e transaksioneve që policia ka verifikuar si të pajustifikuara daton prej vitit 2010 e në vijim.

Në referim thuhet se "në vitin 2006 shtetasi Myslim Murrizi rezulton të jetë dënuar nga Apeli i Durrësit me 3 vite burgim për mitmarrje, që është konvertuar në shërbim prove. Një vit më vonë, në 2007 Gjykata e Lartë e ka pushuar çështjen penale me argumentin se fakti nuk parashikohet si vepër penale."

Ndër të tjera, citohet se ish-deputeti "ka përfituar në forma joligjore në kohën që ushtronte funksionin e zyrtarit të lartë në KLSH duke investuar para të pista në blerjen e pasurive të paluajtshme. Myslim Murrizi si dhe familjarët e tij, vetë ose nëpërmjet subjekteve tregtare kanë kryer transkasione të shumta dhe të dyshimta në disa nga bankat tregtare që operojnë në vendin tonë."

Të fundit