Flash News

E-TJERA

Akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, GJKKO lë në burg Ramazan Rrajën

Akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, GJKKO lë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën “arrest me burg” për Ramazan Rrajën. Vendimi u morë në seancën e fundit, dy ditë pas arrestimit të tij në Urën e Gjolës në Fushë Krujë.

Rraja akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Ajran Ndoj dhe mikut të tij Aleksandër Laho. Në momentin e arrestimit ai ishte në shoqërinë e Luiz Konomit, i cili gjithashtu kërkohej nga Policia.

Konomi i njohur si ‘Çupja’ ishte shpallur në kërkim si një nga dy personat që kërcënoi me jetë biznesmenin Eral Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi që fitoi nga Bashkia e Tiranës.

Ndërsa Ramazan Rraja u shpall në kërkim zyrtarisht pas dëshmisë së dhënë nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili rrëfeu se pas ngjarjes së ndodhur më 1 nëntor të vitit 2021 qëndronte grupi i Plarent Dervishajt.

Ndaj Ramazan Rrajës tashmë është ngritur edhe akuza për armëmbajtje pa leje, pasi në momentin e kapjes nga policia ai ishte i armatosur.

Të fundit