Flash News

E-TJERA

Akuzohet për korrupsion, GJKKO lë në burg prokurorin e Sarandës, Sali Hasa

Akuzohet për korrupsion, GJKKO lë në burg prokurorin e

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg prokurorin e Sarandës, Sali Hasa pasi ky i fundit u arrestua me urdhër të SPAK si i përfshirë në korrupsion.

Prokurori Hasa akuzohet se ka shpëtuar nga ndjekja penale Emiljano Miranin, duke i pushuar dosjen, pas ndërhyrjes së motrës së tij, e cila dyshohet se i ka dhënë atij ryshfet.

Mirani akuzohej për plagosje dhe mbajtje të armëve të ftohta, por pas ndërhyrjes së motrës te prokurori Hasa, ai është lënë në “arrest shtëpiak”.

Po ashtu, është vendosur ‘arrest shtëpie’ për zyrtarin e klubit të futbollit Përmeti, Bledar Hajredinaj.

 

 

               

 

Të fundit