Flash News

E-TJERA

Akuzohet për lidhje me klanet shqiptare të d*ogës, GJKKO lë në burg oficerin e Antiterrorit

Akuzohet për lidhje me klanet shqiptare të d*ogës, GJKKO lë

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest me burg’’ për oficerin e Antiterrorit Igli Haxhiaj, i arrestuar në kuadër të operacionit të përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve italiane, që goditi klanet shqiptare të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt Italisë.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura këtë të premte, ku trupi gjykues konfirmoi masën e arrestit të dhënë më herët ndaj Haxhiajt, e cila ishte vendosur fillimisht në mungesë.

Sipas hetimeve të SPAK, Haxhiaj dyshohet se, gjatë kohës kur shërbente në Forcat Operacionale, ka nxjerrë sekrete hetimore dhe është korruptuar nga pjesëtarë të një grupi kriminal, duke u vënë në shërbim të tyre. Oficeri u arrestua pasi dyshohet se ka pasur lidhje direkte me grupin e goditur nga SPAK me ndihmën e Prokurorisë së Breshias.

Igli Haxhiaj akuzohet për disa vepra penale, përfshirë nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Të fundit