Flash News

E-TJERA

Akuzohet për marrje ryshfeti, GJKKO lë në burg lë prokurorin e Kukësit Edmond Karriqi 

Akuzohet për marrje ryshfeti, GJKKO lë në burg lë prokurorin

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në burg prokurorin e Kukësit Edmond Karriqin dhe shoferin e tij Isuf Gegën.

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Kariqin, i cili u arrestua pak javë më parë në Kavajë, pasi akuzohet për korrupsion.

Prokurori kërkoi ndryshim mase për arsye shëndetësore, por GJKKO ka rrëzuar kërkesën e tij.

Edmond Karriqi, prokuror në Prokurorinë e Kukësit është vënë në pranga disa ditë më parë në Kavajë pasi akuzohet për korrupsion dhe për përfshirje në grupet kriminale të trafikut të drogës, në kuadër të një operacioni të zhvilluar në qytetin e Kavajës pas një hetimit të kryer nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Karriqi po përgjohej nga SPAK dhe sapo kishte marrë dy mijë euro nga një person i vënë nën hetim, kur policia ka zbarkuar në bulevardin kryesor të qytetit dhe e ka arrestuar. 

Bashkë me Karriqin u vu në pranga dhe Isuf Bega, i cili është Sekretar në Prokurorinë e Kavajës. Ky i fundit dyshohet se ka bashkëpunuar me zyrtarin e drejtësisë. Gjithashtu janë prangosur edhe dy persona të tjerë me inicialet  D.D. dhe E. B., të cilët akuzohen për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë, të kryer në bashkëpunim.

 

 

Të fundit